Ne manifestojmë edhe emocione siç është ai i zemërimit, që disa herë ne e drejtojmë brenda vetes e disa herë të tjera reagojmë në mjedis në mënyra jo shumë të përshtatshme. Edhe pse ky emocion mund të konsiderohet një emocion “jo i bukur apo i këndshëm”, ne nuk duhet asnjëherë ta ndrydhim, pasi kjo gjë ndikon shumë negativisht në zhvillimin tonë. Ndodh që kur zemërohemi, ne manifestojmë sjellje me anë të të cilave ne mund të lëndojmë veten apo të tjerët, dhe në këtë rast ne duhet të përpiqemi që të gjenerojmë mënyra të përshtatshme reagimi. Disa teknika të shpejta që ne mund të realizojmë në momentin që ndihemi të zemëruar apo frustruar:
Duhet që të mbajmë mend se është shumë në rregull që ne të zemërohemi, dhe të ndihemi të inatosur, të shqetësuar, mërzitur, ankthioz dhe të frustruar, por…
Ndërkohë, duke iu referuar prindërve të fëmijëve ne duhet të theksojmë se reagimi i drejtëpërdrejtë kundërshtues ndaj fëmijës së zemëruar, nuk bën gjë tjetër por veç e përforcon sjelljen e fëmijës. Në momentin që fëmija është i zemëruar apo edhe ka manifestuar sjellje siç janë përplasja e derës apo thyerja e gjërave, ne mund t’i themi fëmijës se ne dëshirojmë që ta kuptojmë se çfarë e ka bërë atë të ndihet keq dhe të zemërohet, dhe po kështu mund t’i ndihmojnë që të kuptojnë dhe emërtojnë emocionin që ata përjetojnë. Prindërit mund të përdorin disa shprehje, në rastin kur fëmija është i zemëruar…dhe kemi:
Mohimi dhe represioni i vazhdueshëm që ne iu bëjmë emocioneve, nuk bën gjë tjetër por veç ushtron presion në mënyrë të vazhdueshëm, duke na krijuar ndjesinë se jemi të “burgosur” brenda vetes. Një vete jo e integruar na sjell shumë disbalanca në funksionim. Për të shmangur kaosin, duhet të theksojmë se, një ndërhyrje e mirë mund të shmang çdo sjellje apo emocion të keqpërshtatur. Edhe pse është shumë e vështirë që ne të dalim prej skemave të vjetra emocionale që kemi mësuar, mund të nisim me hapa të vegjël, drejtë njohjes së thellë të vetes dhe të tjerëve.
Përgatiti:
Sulltënë Dervishaliaj
Studente Master – Psikologji Klinike