Nё pёrvojёn njerёzore tё pёrballjes me jetёn dhe me vdekjen, shpresa ёshtё pёrgjigjia njerёzore mё qёndrore dhe mё e fuqishme. Si qenie njerёzore, ne jemi simbole tё shpresёs, tё lindur prej shpresёs dhe tё drejtuar natyrshёm drejt shpresёs. Tё gjithё ne kemi shpresat tona nё jetё; nga gjerat mё tё vogla deri tek ato mё tё mёdhatё, si psh tё lindim fёmijё, apo tё tejkalojmё sёmundjet, shpresa i jep kuptim jetёve tona. Por gjatё krizave tё ndryshme jetёsore, ne mund tё pёrballemi me humbje tё rёndёsishme pёr ne, tё cilat na zbehin ose humbasin shpresёn.
Humbjet janё shumё dimensionale. Ato mё tё rёndёsishmet lidhen me çfarё ne konsiderojmё tё rёndёsishme pёr identitetin tonё, si psh. zotёsia, forca, bukuria, rinia. Mund tё lidhen me çfarё konsiderojmё jetike si psh. siguria, besimi, shёndetin, apo vlera tё kanё drejtuar jetёt tona deri nё atё moment tё dhёnё. Ne mund tё humbsim marrёdhёnie domethёnёse, kujtime, imazhin e personave tё rёndёsishёm pёr ne, objekte, tё cilat kanё pasur njё vlerё simbolike, mundёsi, projeksione dhe gjithshka tjetёr qё ka pasur vlerё orientuese, organizuese, ose kuptimore nё jetёn tonё.
Gjatё pandemisё COVID-19 humbjet me tё cilat u pёrballёm ishin tё shumёfishta dhe na bёnё mё tё dukshme vlerёn e gjithshkaje tё cilёn e marrim tё mirёqenё nё jetёt tona. Ne humbёm kontaktet sociale, kontaktin fizik, nё humbёm sigurinё, perspektivёn pёr tё ardhmen, planet, projeksionet, humbёm lirinё dhe iluzionet tё cilat na lejojnё tё jetojmё pёrditshmёrinё pa u tkurur nga frika e tё panjohurёs, e tё ardhmes dhe frika e kufizimeve tona.
Gjatё çdo krize nё jetёn tonё, ashtu si gjatё krizёs sё pandemisё qё sapo kaluam, ёshtё e rёndёsishme tё dallojmё çfarё kemi humbur dhe tё lejojmё veten tё ndiejmё dhimbjen, tё pёrjetojmё zinё dhe tё gjejmё kuptim nё humbjet tona. Ky ёshtё njё proces qё na lejon tё restaurojmё shpresёn dhe tё rivihemi nё kontakt me jetёn.
Gjatё pandemisё, zija u kthye nё njё proces tё vёshtirё dhe shumё kompleks, si pasojё e protokolleve kufizuese dhe vёshtirёsive pёr tё qendruar pranё njёri-tjetrit nё humbjet tona personale dhe tё pёrbashkёta. Ne madje humbёm mundёsinё pёr tё mbajtur zi nё mёnyrё tё plotё dhe mё keq akoma, shumё nga ne humbёn shpresёn.
Rigjetja e shpresёs ёshtё angazhimi mё i madh kundrejt jetёs dhe njё mekanizёm qёndror pёr t’u pёrballur me humbjet tona.
Disa nga humbjet tona nё kёtё situatё pandemie apo post-pandemie janё tё pёrbashkёta pёr gjithё njerёzimin, por disa humbje janё personale. Tё ngecur nё kufizimet dhe pamundёsitё shumёdimensioanle tё shkaktuara nga pandemia, disa prej nesh kanё humbur mundёsinё pёr t’u kujdesur pёr tё dashurit e tyre, ndёrsa disa kanё humbur projeksionet e njё jete tё tёrё. Cilat ishin humbjet e tua? Me çfarё po pёrballesh tani? Si ka ndryshuar jeta jote dhe si tё nevojitet tё riorganizohesh?
Ёshtё e lehtё tё ndihemi vetёm nё momentet apo periudhat kur ndihemi pa shpresё. Bota na bёhet e vogёl, kontaktet tё kufizuara dhe tё zbrazёta dhe ndihemi sikur jemi tё vetmit qё po kalojmё njё gjendje apo problem tё tillё. Kujtoji vetes qё nuk je vetёm. Tё gjithё ne jemi pjesё e njё tabloje mё tё gjerё qё na lidh tё gjithёve me njё fill tё pёrbashkёt; qoftё kufizimet dhe pasojat e pandemisё, apo frikёrat, dhimbjet dhe sfidat njerёzore.
Reagimet tona emocioanle pas pёrjetimit tё humbjeve tё rёndёsishme janё tё ngjashme me depresionin. Ёshtё e natyrshme tё pёrjetojmё dhimbje, trishtim, zbrazёti, mungesё kuptimi dhe qёllimshmёrie pasi humbasim njerёz tё dashur, apo gjёra qё kanё qenё domethёnёse nё jetёn tonё. Kjo mund tё na trembё dhe tё na bёjё tё ndihemi tё dobёt. Pasi tё kuptosh humbjet e tua dhe mёnyrёn si kanё prekur jetёn tёnde, mund tё kuptosh qё ёshtё e natyrshme tё ndihesh kёshtu.
Mungesa e shpresёs shumfishon dhimbjen dhe vuajtjen qё ndiejmё. Kjo gjё krijon njё cikёl pamjaftueshёmrie, pafuqie dobёsie dhe turpi. Duke folur me dikё nё lidhje me menyrёn si po ndihemi ne mundemi ti heqim pushtetin dhe zbehim fuqinё kёtyre pёrjetimeve. Ne rivendosim kontakt afektiv me dikё, duke i dhёnё vetes fuqinё e dashurisё dhe kontaktit njerёzor qё meritojmё. Ne i japim zё vetes dhe kjo gjё kthen forcёn dhe shpresёn.
Njerёzit kanё tendencёn tё mendojnё pёr tё ardhmen. Ky ёshtё njё nga kurthet mё tё zakonta, por me njё pushtet tё jashtёzakonshёm. Duke pёr menduar pёr tё ardhmen ne jetojmё nё tё ardhmen, nё iluzionin se mund tё kontrollojmё apo parashikojmё tё ardhmen dhe humbasim kontaktin me tё tashmen dhe me atё qё mundemi tё bёjmё tani. Kur fillojmё tё mendojmё pёr tё sotmen, gjёrat bёhen mё tё thjeshta, mё tё vogla mё tё zgjidhshme. Gradualisht, njё i menduar i tillё na ndihmon tё vihemi nё kontakt me atё qё ka vёrtetё rёndёsi, me atё qё mundemi tё bёjmё, me atё qё ёshtё reale. Kjo na kthen besimin dhe shpresёn.
6. Fol me veten, siç do ti flisje njё miku/mikeje
Kur ndihemi tё pashpresё me gjasa ne i flasim vetes negativisht. Kur i flasim vetes negativisht ne ndihemi edhe mё tё pashpresё. Kёshtu, ne mund to themi vetes qё nuk jemi mjaftueshёm tё zotё, tё zgjuar, tё vlefshёm, tё bukur, tё ndjeshёm, etj. Mendo pёr njё çast, a do ti flisje nё tё njёjtёn mёnyrё mikut apo mikes tёnde mё tё mirё? A do ta gjykoje nё tё njёjtёn mёnyrё si gjykon veten? Trajtoje veten me tё njёjtёn ndjeshmёri me tё cilёn do kidhe trajtuar njё mik/e.
7. Kёrko ndihmё
Nёse ndihesh qё pёrjetimet e tua tё dёshpёrimit, pafuqisё apo mungesёs sё shpresёs po bёhen dominante nё jetёn tёnde dhe po tё pengojnё funksionimin, kёrko ndimё profesionale. Nuk ёshtё asnjёherё vonё pёr tё kёrkuar ndihmё dhe pёr fat tё mirё, aksesi i shёrbimeve dhe profesionistёve tё kualifikuar ёshtё gjithnjё e mё i thjeshtё pёr tё gjithё.
Përgatiti:
Phd. Blerta Bodinaku
Psikologe