Ky pyetёsor mund tё pёrdoret pёr tё vlerёsuar praninё e depresionit nё momentin qё plotёsohet.
Kujdes: Ky pyetёsor ju shёrben pёr qëllim orientues dhe në asnjë rast nuk zëvendëson procesin diagnostikues që realizohet nga profesionistët e shëndetit mendor.
Udhёzime: Ky pyetёsor konsiston nё 21 grupe pohimesh. Lutemi tё lexoni çdo grup pohimesh me kujdes, dhe pastaj zgjidhni atё pohim nga grupi qё pёrshkruan mё mirё mёnyrёn si jeni ndjerё nё dy javёt e fundit, pёrfshi ditёn e sotme. Nёse nё njё grup duket sikur janё disa pohime qё ju pёrshkruajnё, zgjidhni numrin mё tё madh.