Pyetsori i Çrregullimit Obsesiv-Kompulsiv (OCD)

Ky pyetёsor mund tё pёrdoret pёr tё vlerёsuar praninё e crregullimit obsesiv-kompulsiv (OCD) nё momentin qё plotёsohet.

Kujdes: Ky pyetёsor ju shёrben pёr qëllim orientues dhe në asnjë rast nuk zëvendëson procesin diagnostikues që realizohet nga profesionistët e shëndetit mendor.

Pyetjet 1 deri 5 kanë të bëjnë me mendimet tuaja obsesive

Obsesionet janë ide, imazhe ose impulse të padëshiruara që ndërhyjnë në procesin e të menduarit duke kundërshtuar dëshirat dhe përpjekjet tuaja për t'ju rezistuar atyre. Ato zakonisht fokusohen në  cështje të dëmtimit dhe rreziqeve. Obsesionet e zakonshme janë frika e tepruar nga ndotja; dyshime të përsëritura në lidhje me rrezikun që paraqet një situatë, shqetësimin ekstrem për rregull, simetri ose saktësi; frikë nga humbja e gjërave të rëndësishme.

Pyetje 6 deri 9 kanë të bëjnë me sjelljet tuaja detyruese ose kompulsionet.

Sjelljet detyruese ose kompulsionet janë nxitje që njerëzit ndiejnë se duhet patjetër të bëjnë diçka për të pakësuar ndjenjat e ankthit ose shqetësimeve të tjera. Shpesh ata bëjnë sjellje të përsëritura, të qëllimshme, të quajtura rituale. Vetë sjellja mund të duket e përshtatshme, por bëhet një ritual kur përsëritet me tepri. Larja e duarve/trupit, të kontrolluarit (p.sh celësat, prizat, rubinetat etj), përsëritja e sjelljeve, sistemimi i sendeve, grumbullimi i objekteve dhe shumë sjellje të tjera mund të jenë rituale. Disa rituale janë mendore. Për shembull, duke menduar ose duke thënë gjëra pa zë (në mënyrë të përsëritur).

Ju lutemi përgjigjuni çdo pyetjeje duke rrethuar numrin e duhur.

Sa nga koha juaj është e zënë nga mendimet obsesive?
Sa ndërhyjnë mendimet obsesive në punën tuaj, shkollë, marrëdhënie familjare/shoqërore ose funksion tjetër të rëndësishëm? A ka ndonjë gjë që ju nuk e bëni për shkak të këtyre mendimeve?
Sa shqetësim ju shkaktojnë mendimet tuaja obsesive?
Sa përpjekje bëni për t'ju rezistuar mendimeve obsesive? Sa shpesh përpiqeni të shpërfillni ose ta largoni vëmendjen nga këto mendime kur ato hyjnë në mendjen tuaj?
Sa kontroll keni mbi mendimet tuaja obsesive? Sa i suksesshëm/me jeni në ndalimin ose devijimin e të menduarit obsesiv? A mund t’i largoni?
Sa kohë kaloni duke kryer sjellje të detyrueshme? Sa kohë më shumë se shumica e njerëzve ju duhet ju për të përfunduar aktivitete rutinë për shkak të ritualeve tuaja? Sa shpesh bëni rituale?
Sa ndërhyn sjellja jote e detyruar në punë, shkollë, marrëdhënie familjare/shoqërore ose funksion tjetër të rëndësishëm? A ka ndonjë gjë që nuk e bëni për shkak të kompulsioneve?
Si do të ndiheshit nëse do të pengoheshit të kryenit sjelljen detyruese? Sa do të shqetësoheshit?
Sa përpjekje bëni për t'i rezistuar kompulsioneve?
Oops! Something went wrong while submitting the form.
Kujdes: Ky pyetёsor ju shёrben pёr qëllim orientues dhe në asnjë rast nuk zëvendëson procesin diagnostikues që realizohet nga profesionistët e shëndetit mendor.
BULEVARDI GJERGJ FISHTA,ND.14,HYRJA 9,AP.29
Tirana, Albania
mireqeniamendore@gmail.com